Llojet e Leasing

Leasing Financiar

Leasing-un Financiar, të gjitha Përfitimet dhe Risqet merren përsipër nga Qiramarrësi (Përdoruesi). Në këtë rast :

  • Mjeti i marrë me Qira regjistrohet në Aktivet e Shoqërisë/Qiramarrësit
  • Shuma e Financuar regjistrohet në Pasive
  • Qiramarrësi ka të drejtën të konsiderojë si shpenzim të zbritshëm : Amortizimin, Koston Financiare (interesin) si edhe shpenzimet e tjera, të mirëmbajtjes, Sigurimit apo taksa të lidhura me mjetin
  • Qiradhënësi e regjistron asetin “Jashtë Bilancit”, Shumën e Financimit në “Aktive” dhe e vetmja e Ardhur është “Interesi” dhe Komisioni.
  • Në këtë rast, PV e pagesave të qirasë nga klienti duhet të jetë më e madhe se 75% e Vlerës së Asetit
  • Në fund të kontratës, Qiramarrësi ka të drejtën të blejë mjetin me Vlerën e Mbetur (një vlerë simbolike shumë më e vogël se vlera e mjetit në treg)

Leasing Operacional

Leasing Operacional është një qira e thjeshtë :

  • Zakonisht shpenzimet e mirëmbajtjes janë të përfshira në Qiranë Operacionale
  • Mjeti qëndron në Aktivet e Shoqërisë Leasing
  • Pagesa e Qirasë është e “Ardhur” për Shoqërinë Leasing dhe “Shpenzim i Zbritshëm” për klientin
  • Në fund të kontratës, Qiramarrësi mund të ketë / ose jo të drejtën për të blerë mjetin
 
 

 

+355 4 4500 394    |    office@albanialeasing.com