Leasing

Leasing është një mënyrë inovative për të blerë një makineri, pajisje apo asete të tjera, pa qenë e nevojshme që të paguhet njëherësh e gjithë vlera e Asetit nga klienti.

Leasing është i bazuar në një koncept shumë të rëndësishëm që është :

“Fitimi krijohet nëpërmjet përdorimit të Asetit dhe jo domosdoshmërisht nëpërmjet “pronësisë” mbi këtë Aset”

Leasing është një kontratë midis shoqërisë Leasing (“pronarit të Asetit” ose “Qiradhënësit”) dhe përdoruesit të makinerisë (Qiramarrësit).
Një proçes normal i financimit Leasing zhvillohet si më poshtë:

  1. Qiramarrësi (klienti) zgjedh një Aset, për nevoja të përdorimit të tij, tek një Shitës i Autorizuar
  2. Duke qenë se nuk i ka fondet për t’a blerë menjëherë këtë Aset, i drejtohet për financim një Shoqërie Leasing
  3. Shoqëria Leasing, pasi vlerëson Asetin dhe aftësinë paguese të klientit të ardhshëm:
    1. Nënshkruan me klientin një Kontratë Leasing me afate dhe terma të përcaktuara
    2. Blen asetin me të dhënat e kërkuara nga klienti, tek Shitësi i Autorizuar
    3. Regjistron Asetin në pronësi të saj
    4. I dorëzon Asetin klientit për përdorim 
    5. Në fund të kontratës, i kalon pronësinë klientit, nëse janë kryer pagesat dhe janë shlyer detyrimet kontraktore
 
 

 

+355 4 4500 394    |    office@albanialeasing.com