Auto Leasing 

Kush mund të përfitojë nga Financimet Leasing për Automjete:

  • Individë me rrogë apo të ardhura të tjera të verifikueshme.
  • Biznese të vogla për autovetura apo mjete të lehta tregtare
  • Biznese të mëdha për autovetura apo automjete të lehta tregtare
  • Institucione të tjera private dhe shtetërore.

Mjetet për t'u financuar

  • Autovetura për përdorim personal dhe tregtar
  • Makina Tregtare, me vende dhe për mallra
  • Mjete Frigoriferike
  • Minivanë

Termat e Financimit

AUTOLEASING

Afati

Nga 24 në 60 muaj

Për mjete të përdorura, afati i financimit duhet të jetë brenda periudhës 7 vjecare nga viti i regjistrimit të parë të mjetit deri në fund të financimit

Parapagimi

Standart : Minimumi 20% e çmimit të furnizimit të objektit të qerasë financiare

Parapagimi për kategori të ndryshme mund të jetë variojë.:

Ÿ

  • Minimumi 10% në rast automjeti me vlerë EUR 15,000
  • Minimumi 15% për asete me vlerë më pak se EUR 20,000

Vlera e mbetur

1.0 EURO

Norma e fitimit

Euribor/Bono Thesari 12 mujore + 4.5% – 6.0%, por jo me pak se Norma Minimale e Fitimit.

Norma Minimale dhe Maksimale e Marrëveshjes rishikohet çdo tremujor, bazuar mbi koston e fondeve, por jo me pak se 3.00% mbi koston e Fondeve. Norma Maksimale do te jete jo me shume se 3.00% mbi Normen Minimale.

Monedha

ALL, EUR ose USD

Komision Administrimi

  1. Minimumi 0.5% e Çmimit të Furnizimit të Asetit për financimet mbi EUR 250,000.
  2. Minimumi 0.75% e Çmimit të Furnizimit të Asetit për financimet deri ne EUR 250,000

Komisioni i Administrimit paguhet paraprakisht me parapagimin.

Pagesa mujore

Cdo muaj pagesa të barabarta ose sezonale

Penalitetet për pagesat në vonesë

Penalitet për të gjitha pagesat leasing në vonesë do të jenë 0.10 % në ditë duke përjashtuar rastet e vonesës për shkak të forcave madhore. Këto penalitete jepen për bamirësi me aprovim te Bordit te Drejtoreve

Një periudhë falje prej 5 ditësh kalendarike do të garantohet për të gjitha pagesat. Për të gjitha pagesat pas periudhës së faljes përllogaritja e penalitetit do jetë në shumë të plotë.

Komision per Mbylljet para Kohe:

  1. 3% e balancës së tepricës për 24 muajt e parë të Marrëveshjes dhe 0 % më pas.
  2. 0% komision aplikohet në rastet kur ndodh:
    • Mbyllja e kontratës për shkak të humbjes së plotë të Asetit.
    • Klienti transferon asetin tek një klient tjetër

Sigurimi

Kasko e plotë, TPL.

Garanci të tjera

Kompania mund të kërkojë garanci të tjera si: depozita, dorëzani, bashkëqeramarrës, prona të luajtshme dhe të paluajtshme, sipas kushteve të aprovimit nga qeradhënësi.

 

Llogaritësi



(Euro)



Euro (%)



(vite)


(EUR / muaj)

 

 

+355 4 4500 394    |    office@albanialeasing.com